E premte, 27 Mars 2015
Prishtinë – Ka përfunduar punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Interrnuarëve të Luftës së UÇK-së.
Sipas dokumentit final të cilin e ka siguruar portali “Infokusi”, zyrtarisht i është njohur kontributi në luftën e UÇK-së gjithsej 55 mijë e 637 personave.
Dëshmorë të rënë në luftën çlirimtare të Kosovë janë 3 mijë e 269 dëshmorë.
Statusi i Invalidëve i është njohur 4 mijë e 590 personave. Veteran të UÇK-së janë 26 mijë 274 persona. Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 8 mijë e 687 personave dhe i pjesëmarrës në luftën e UÇK-së 12 mijë e 817 personave. Kurse i janë refuzuar aplikacionet 9 mijë 253 personave në gjithë vendin.
Zona Operative e Pashtrakut
Zona Operative e Pashtrakut është e radhitur e para në këtë listë. Nga kjo zonë statusi i dëshmorëve i është njohur 453 personave të vrarë në luftën e UÇK-së. Ndërsa statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 725 ushtarëve. Veteranë të lutës së UÇK-së nga kjo zonë janë pranuar 5484 persona, kurse pjesëtarë 1700 dhe në kategori e pjesëmarrësve i është njohur statusi 3 mijë e 849 personave nga zona e Pashtrakut. Kurse nga të gjithë aplikantët e kësaj zonë janë refuzuar 2 mijë e 770 aplikacione.
Zona Operative e Nerodimës
Zona Operative e Noredimës zyrtarisht i ka të pranuar 188 dëshmorë. Statusi i invalidëve të UÇK-së i është njohur 219 personave. Statusi i veteranëve I është njohur 2560 personave. Kurse 470 personave i është njohur statusi i pjesëtarëve dhe 299 pjesëmarrësve. Ndërsa i janë refuzuar aplikacionet 770 personave të cilët kanë aplikuar për të fituar njërën nga këto kategori.
Zona Operative e Llapit
Zona Operative e Llapit i ka 177 dëshmorë. Ndërsa statusi i invalidëve i është njohur 928 ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Veteranë janë pranuar 3062, ndërsa statusi i pjesëtarëve i është njohur 1887 personave dhe 910 janë pranuar me statusin e pjesëmarrësit. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Llapit janë 1166.
Zona Operative e Shalës
Zona Operative e Shalës I ka të pranuar zyrtarisht 114 dëshmorë të ranë vrarë në luftën e UÇK-së. Statusi i Invalidit i është njohur 193 të personave. Statusin e veteranit e kanë fituar 1722, kurse statusin e pjesëtarit e kanë fituar 418 persona dhe atë të pjesëmarrësit 331.
Zona Operative e Karadakut
Zona Operative e Karadakut i ka të njohur zyrtarisht 60 dëshmorë të vrarë në luftën e UÇK-së. Një numri të vogël prej 30 personave i është njohur statusi i invalidëve. Ndërsa veteran janë 621 dhe 579 pjesëtar e 130 pjesëmarrës. Kurse 714 aplikacione nga kjo zonë janë refuzuar.
Zona Operative e Dukagjinit
Zona operative e Dukagjinit ka numrin më të madh të dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Zyrtarisht statusi i dëshmorëve i është njohur 837 të rënëve në luftë. Statusi i invalidëve i është njohur 1335 personave. Veteranë të zonës së Dukagjinit janë 5950. Statusi i pjesëtarëve të luftës së UÇK-së i është njohur 1776 personave dhe 7110 do të gëzojnë statusin e kategorisë së pjesëmarrësve në luftë. Kurse 1358 aplikacione të kësaj zone janë refuzuar.
Zona Operative e Drenicës
Zona Operative e Drenicës zyrtarisht i ka 443 dëshmorë të vrarë në luftën e UÇK-së. Statusin e invalidëve të UÇK-së në këtë zonë e kanë fituar 869 pjesëtarë të plaguar të kësaj zone. Statusi i veteranëve i është njohur 4319 personave.
Kurse statusi i pjesëtarëve i është njohur 1650 personave dhe ai i pjesëmarrësve vetëm 87 personave. Aplikacione të refuzuara nga Zona e Drenicës janë 1196.
Shtabi i Përgjithshëm
Shtabi i Përgjithshëm i ka 45 dëshmorë, 122 invalid, 588 veteran, 132 pjesëtar, 42 pjesëmarrës dhe 235 aplikacione të refuzuara.
Operacioni Shigjeta
Operacioni Shigjeta I ka të shënuar 20 dëshmorë, 144 invalid, 1968 veteran, 75 pjesëtar, 59 pjesëmarrës dhe 244 kërkesa të refuzuara. /Infokusi.com/
Etiketa: Dëshmorët, Invalidët, Kosovë, UÇK, Veteranët