Kjo është qeveri e Thaçit, jo e popullit


E mërkurë, 3 Qershor 2020

PRISHTINË – Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kjo qeveri është e Hashim Thaçit dhe jo e popullit.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mashtruar qytetarët dhe LVV-në si partnerë të koalicionit.

“Ajo që ju po tentoni ta votoni, nuk është qeveria Hoti por as siç thuhet Qeveria Thaçi 3, por është Qeveria e Thaçit…Kjo qeveri do t’i shërbej atij vetëm për legjitimimin e ndarjes së Kosovës dhe që të përfitoj nga kjo qeveri edhe për një mandat si president”, tha Selimi.

“Mocioni i mos-besimit ishte i planifikuar dhe realizuar që t’i hapin rrugë një marrëveshje të fshehtë që po pret diku në sirtarët e Thaçit e të Vuçiqit. Nëse guxon dikush të thotë të kundërtën, ju keni marrë guximin të mashtroni edhe njëherë qytetarët e Kosovës. I dimë mirë qëllimet tuaja. Qëllimet i keni të cekëta, por të rrezikshme”, tha Selimi.

Selimi më tej tha se seanca e thirrur për të bërë një qeveri të re është edhe një tentativë për ta çuar përpara procesin për ta grabitur fitoren e qytetarëve të Kosovës, për të zhbërë verdiktin e sovranit të 6 tetorit.

Etiketa: , , , , , ,
Të fundit