Klopp i zemëruar nga vendimet e arbitrave pas humbjes nga Tottenham


E diel, 1 Tetor 2023

Jurgen Klopp mbeti i zemëruar nga vendimet e arbitrave pasi Liverpool me nëntë lojtarë humbi 2-1 kundër Tottenhamit në Premier League të shtunën mbrëma.

“Nuk kam qenë kurrë më krenar për ekipin se sot. Nuk kam parë kurrë një lojë si kjo me rrethanat më të padrejta, vendime të çmendura. Ne shënuam një autogol, është vërtet e vështirë për t’u marrë, por jam shumë krenar. Kartoni i parë i kuq, Curtis shkel topin dhe kalon. Nuk është një ndërhyrje e keqe. Duket ndryshe në lëvizje të ngadaltë. topin dhe kalon mbi topin.Ky është i pafat.(Për Diogo Jota) i pari i verdhë nuk ishte i verdhë. Pastaj ai merr një të dytë dhe të mbrohesh me nëntë lojtarë është e ndërlikuar”, tha ai për Skysports, transmeton Klankosova.tv.

”The Reds”mbetën me 10 lojtarë në pjesën e parë kur Curtis Jones pas dy kartonave të verdhë u ndëshkua me të kuqin pastaj.Liverpool shënuan të parët në ndeshje, por që iu anulua goli për shkak të pozicionit jashtë loje.

Sfida u bë edhe më e vështirë për mysafirët pasi edhe Diogo Jota u përjashtua me dy kartonë të verdhë dhe më pas me të kuqin. Në fund, Spurs fituan me ndihmën e autogolit të Joel Matip.

Etiketa: , , ,
Të fundit