E hënë, 27 Janar 2020
Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të ditur TMZ Sports. Ai ishte 41 vjeçar.
Ish-basketbollisti ishte duke udhëtuar me tetë njerëz të tjerë (duke përfshirë edhe pilotin) me helikopterin e tij privat, i cili është rrëzuar.
Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar.
Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.
Etiketa: kobe bryant