Koleksioni fotografik i Fred Boissonnas, Çamëria, Shqipëria dhe Kosova në vitin 1913


E shtunë, 2 Korrik 2016

Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas, 1858-1946) ishte fotograf zviceran i cili lindi në një familje të njohur fotografësh në Gjenevë.

Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Anri-Antoan Buasona (Henri-Antoine Boissonnas, 1833-1889), dhe studioi në Shtutgart dhe në Budapesht. Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi.

Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm. Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas dhe botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotot e Buasonasë nga Greqia dhe jugu i Ballkanit u botuan ndër të tjera në vëllimet: L’image de la Grèce: l’Epire – berceau des Grecs (Imazhi i Greqisë: Epiri – djepi i grekëve), Gjenevë 1915, dhe L’image de la Serbie: le berceau des serbes (Imazhi i Serbisë: djepi i serbëve), Gjenevë 1919.

Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.

fb000

fb001

fb002

fb003

fb004

fb005

fb006

fb007

fb008

fb009

fb010

fb011

fb012

fb013

fb014

fb015

fb016

fb017

fb018

fb019

fb020

fb021

fb022

fb024

Fred Boissonnas (1858-1946)

Leave a Reply

Të fundit