E hënë, 31 Korrik 2017 
Më shumë se një kilometër është e gjatë kolona në hyrje të Kosovës nga Serbia ndërsa qytetarët po presin rreth tri orë për të hyrë në Kosovë.
Të dhënat e fundit që vijnë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregojnë se në pikat tjera kufitare gjendja qëndron më mirë dhe se nuk ka kolona të gjata.
Te Dheu i Bardhe kolona e automjeteve në dalje është 120 metra dhe se qytetarët po presion deri në 30 minuta për të lëshuar kufirin ndërsa në pikat tjera nuk paraqitet ndonjë kolonë e madhe e automjeteve.
Etiketa: Kosovë, merdare, mergimtaret, pritje