Koloni izraelit godet me automjet një palestinez në Bregun …


E premte, 19 Dhjetor 2025
Koloni izraelit godet me automjet një palestinez në Bregun …

Një palestinez u plagos sot në mëngjes pasi një kolon i paligjshëm izraelit e goditi me një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, transmeton Anadolu. Burime lokale të cituara nga Wafa thanë se incidenti ndodhi në rrugën “Aman”, në lindje të qytetit verior të Bregut Perëndimor, Nablus, kur një grup kolonësh hynë në zonë me automjetet e tyre. Një kolon i paligjshëm goditi një të ri palestinez ndërsa ai po kalonte rrugën, duke e lënë me fraktura në të dyja këmbët, thuhet në raport. Ushtria izraelite konfirmoi raportet e incidentit, sipas të përditshmes izraelite “Yedioth Ahronoth”. Ushtria tha se hebrenjtë hasidikë të Breslovit, të cilët hynë në Nablus pa autorizim dhe vizituan Varrin e Jusufit (Jozef), goditën një palestinez ndërsa po largoheshin nga vendi. Varri i Jusufit, i nderuar si nga muslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë, ka shërbyer prej kohësh si një pikë e nxehtë për përleshje midis palestinezëve dhe kolonëve të paligjshëm izraelitë. Hebrenjtë besojnë se vendi është vendi i prehjes së patriarkut biblik Jozef. Nga ana tjetër, muslimanët e kundërshtojnë këtë…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit