E premte, 25 Prill 2014
Strugë, 25 prill – Xhezair Shaqiri -Komandant Hoxha gjatë qëndrimit të tij në Dollogozhdë i pyetur nga një qytetarë për rolin dhe kontributin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në konfliktin e 2001 potencoi se në fillimet e luftës së armatosur në Maqedoni tjetër kush ka qënë Komandant i këtij formacioni ushtarak.
Sipas Hoxhës ka qënë ai që e ka lobuar deri te Emrush Xhemajli që Ali Ahmeti të jetë zëdhënës i UCK-së, në vitin 2001 në momentin që u shtrua nevoja për një pozicion të tillë. Ndërsa në lidhje me caktimin e Ali Ahmetit si përfaqësuesin më të lartë politik të UCK-së, në Maqedoni kjo ndodhi sipas tij për faktin se Emrush Xhemajli, ishte nga Kosova dhe në atë kohë propganda maqedonase para komunitetit ndërkombëtar akuzonte se Kosova po sulmon Maqedoninë, dhe në këtë drejtim u vendosë që Ali Ahmeti të jetë përfaqësuesi më i lartë i UCK-së.
”Si komandant kemi zgjedhur Emrush Xhemajlin dhe me automatizëm ai ka qënë Komandant I UCK-së .Kam qënë themeluesi i strukturave të para të UCK-së, në teren prej më 99 në dhjetor në Maqedoni .Kemi punuar me sukses nga ajo kohë dhe u shtru nevoja për zëdhënësin e UCK-së..Ne ishim të zënë me luftë isha i vetmi Komandant në teren prej më 99 duke kaluar krejt vitin 2000, dhe në një moment na u inponua një njeri të cilin unë nuk e njihja, dhe vendosa duke qënë se e njihja mirë Ali Ahmetin para luftës së Kosovës pavarsisht që kishte bërë disa gabime thash jo Emrush, Ali Ahmeti dua që të jetë zëdhëhësi i UCK-së .Në atë grupacion kemi qënë shumë pakë, unë Harun Aliu,Sefer Rexhepi si dhe disa shokë të tjerë, po edhe Hazbi Lika ka qenë. Filloi lufta e 2001 prej në Tanush dhe maqedonasit po akuzonin Kosovën se TMK apo FSK-ja, po luftonin në Maqedoni .Lufta shkoi mirë dhe UCK erdhi deri shtatë kilometra afër Shkupit atëherë komuniteti ndërkombëtar ndërhyn pas betejës së Harcinës dhe u shtru nevoja që Emrush Xhemajli është kosovar dhe përforconte pretendimet se kosovarët po luftojnë në Maqedoni, dhe e vendosëm Aliun si përfaqësuesin tonë. Komandant i imi dhe i Ali Ahmetit ka qënë tjetër kush” – tha Hoxha./zhurnal/
Etiketa: Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri