Komentimi i Aktakuzës së Prokurorisë ndaj Shefqet Krasniqit


E enjte, 25 Maj 2017

Komentimi i Aktakuzës së Prokurorisë ndaj Shefqet Krasniqit – Autor: Gen KELMENDI

Me datë 27 Shkurt 2017 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi në faqën e saj zyrtare ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Shefqet Krasniqit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Në aktakuzën e ngritur të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Shefqet Krasniqit, thuhet se ai akuzohet për veprat penale; shtytja për kryerjen e veprave terroriste, sipas nenit 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza përshkruan se veprën e shtytjen në kryerjen e veprave terroriste, Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014.

Sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.

CILAT JANË DËSHMIT-PROVAT MBI TË CILAT PROKURORIA KA NGRITUR AKTAKUZËN?

Gjatë procedurës penale së prokurisë, fazës së hetimeve, prokurori i rastit, Elez Blakaj, i’u është drejtuar Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me shkresë zyrtare në lidhje me disa video-fjalimeve të Shefqet Krasniqit, për sqarim dhe interpretim të tyre nga BIK-u, se a ishin ato në frymën e kushtëtutës së Bashkësisë Islame dhe në frymën e parimeve fetare islame.

Në shkresën e Prokurorirsë drejtuar BIK-ut, të datës 18.7.2016, lënda PPS.nr. 117/2014, thuhet se, në kuadër të provave dhe infromacioneve të siguruara gjatë procedurës hetimore janë siguruar edhe dy video incizime të publikuara kohë më parë për publikun, në të cilat Shefeqet Krasniqi flet për temën e Sirisë: a)”Ndihmone Sirinë”, b)”Revulucioni Sirian”.

Përmes kësaj shkrese të Prokurorisë kuptojm se, elementet e vepres penale për nxitje në veprat terroriste që Prokuroria pretendon se ka gjetur kundër Shefqet Krasniqit, është video-ligjerata e vitit 2012, ku z.Krasniqi në fjalimin e ditës së premte (hytbe) ka predikuar për temen e Sirisë, “Revulucioni Sirian”. Andaj edhe aktakuza e ngritur ndaj tij, është pikrisht e mbështetur në këtë video-fjalim të Krasniqit, në të cilën Prokuroria pretendon se ka prova dhe dëshmi të mjaftueshme kundër tij, për faktin se fjalimi i tij i ka shërbyer për nxitje së veprave terroriste, konkresisht, ka nxitur dhe ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste!

Në aktakuzën e imamit Shefqet Krasniqi, prokurori i rastit ka cekur se imami Krasniqi ka predikuar dhe ka interpretuar ajetet e Kuranit që nuk janë në kontestinë kohor dhe në frymën e Islamit burimor!

Për shkak të pamundësisë për t’a parë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria dhe provat që janë cekur në të -ngase sipas procedurave penale aktakuza e prokurorit i dorëzohet gjyqtarit i cili pasi thërret seancën e konfirmimit të aktakuzës mbrenda tetë (8) ditësh aktakuzën i’a dorëzonë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij (e deri në atë afat ligjorë nuk ka mundësi askush ta posedoj apo ta sheh atë shkresë)- atëherë ne do të ndalemi dhe të mundohemi t’i japim shpjegim dy (2) pikave që mendojmë se prokuroria ka ngritur akakuzën mbi bazën e tyre. Këto dy pika janë cekur; njëra në kërkesën e Prokuorirsë drejtuar BIK-ut, dhe tjetra në njoftimin zyrtar për media të Prokurorisë, në faqën e saj zyrtare.

AKUZA E PARË

Në aktakuzën e Shefqet Krasniqit, prokurori i rastit ka cekur se imami Krasniqi ka predikuar dhe ka interpretuar ajetet e Kuranit që nuk janë në kontestinë kohor dhe në frymën e Islamit burimor!

Të thuhet kjo në një aktakuzë nga një organ që përfaqëson një instancë të lartë të vetë shteti laik, është shkelje flagrante e laicizmit, i përcaktuar në nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës, e cila përcakton se shteti i Kosovës dhe insitucionet e saja janë laike dhe neutrale në çështje të besimeve fetare.

Prokurori në këtë rast do të duhej të ishte sa më neutral dhe distancues ndaj referimit të termeve fetare, e aqë më tepër ndaj fjalëve dhe shprehjeve të cilat pretendojnë të japin një vlerësim apo gjjykim e të cilat kanë nuanca religjioze.

Prokuroria Speciale e Kosovës, kur i’u ishte drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës me shkresë zyrtare, duke kërkuar nga ta mendimin e tyre në lidhje me disa video-fajalime të imamit Krasniqi, BIK-u i’u përgjigj me shkresë asaj dhe shprehu distancimin e plotë nga fjalimet dhe qëndrimet e Shefqet Krasniqit, dhe në një nga paragrafet e kësaj shkrese zyrtare të BIK-ut drejtuar Prokurorisë, thuhej edhe kjo: “Imami

Krasnqi ka bërë interpretimin e ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe jashtë frymës parimore islame”!

Kjo përgjigje e japur nga BIK-u për zyrtarët e Prokuorisë Spicale, u përdor nga Prokuroria. Kur Prokuroria nxorri aktakuzën ndaj imamit Krasniqi, pjesa që më shumti bie në sy në këtë aktakuzë të Prokurorisë është fjala e cila është marrur decitivisht nga shkresa zyrtare e lëshuar nga zyrtari i BIK-ut, në të cilën thuhet se Imami Krasnqi “ka bërë interpretimin e ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe jashtë frymës parimore islame”!

Ndonëse fjalët e prokurorit në këtë rast nuk ishin të tijat, por të marrura nga shkresa-përgjigjja e Bashkësisë Islame, megjithatë, ato prap nuk do të duheshin të cekeshin në akakuzë, ngase me këtë i ipet ngjyrim fetarë vetë shkresës së prokuorisë e cila do të duhej të supozohej të ishte neutrale ndaj çdo elementi religjioz!

AKUZA E DYTË

Gjatë procedurës hetimore ndaj Shefqet Krasniqit –përmes një shkrese zyrtare që është publikuar nga mediat- është parë që Prokurori i rastit, Elez Blakaj, i’u është drejtuar Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me shkresë zyrtare në lidhje me disa video-fjalimeve të Shefqet Krasniqit, për sqarim dhe interpretim të tyre nga BIK-u, se a ishin ato në frymën e kushtëtutës së Bashkësisë Islame dhe në frymën e parimeve fetare islame.

Por, çfarë në të vërtetë përmbanë ky video-fjalim i Sheqet Krasniqit për Sirinë?!

Pas një studimi të detajuar që j’a kam bërë këtij materiali, kam nxjerrur disa përfundime të cilat do t’i shpalosi më poshtë.

Me datë 26 Mars 2012 në rrjetin social ’Youtube’ ishte publikar video-ligjerata e Shefqet Krasniqit “Revulucioni Sirian”, e cila edhe sot është aktive. Pos kësaj, janë edhe disa video-fjalime të tjera të Shefqet Krasniqit të cilat flasinë ekskluzivishtë për këtë teme.

Ky material, video-ligjerat, i publikuar në ‘Youtube’ në vitin 2012, me titullin “Revulucioni Sirian”, në të cilin Shefqet Krasniqi i flet dhe predikon për vlerën dhe rëndësin e shtetit Sirian nga konetacioni dhe prizmi fetarë, është përdorur nga mediat e ndryshme si argument kundët të akuzuari z.Krasniqi, ku sipas pretendimeve të tyre z.Krasniqi ka bërë thirrje dhe ka nxitur që të luftohet në Siri!

Së pari,
materiali ligjerues ka qenë i protokoluar dhe i lëshuar si qarkore nga Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet të cilës është kërkuar nga të gjithë punonjësitë (imamët) e BIK-ut që në ligjeratën e së premtës (hytbe) të vitit 2012 të ligjerohet për temën e Sirisë, vlerën dhe rëndësin që ka Siria në aspektin fetarë – sipas vendimit të lëshuar nga zyra qendrore e BIK-ut.

Ky vendim i lëshuar nga Bashkësia Islame nuk ka qenë i referuar dhe i aplikueshëm vetëm për z.Krasniqi, por për të gjithë imamët e Republikës së Kosovës.

Së dyti,
në kohën kur Shefqet Krasniqi ka ligjeruar për çështjen e Sirisë, ligjerim i cili është kërkuar me vendimin e BIK-ut, në atë kohë, viti 2012, lufta në Siri ka pasur karakter të luftës çlirimtare, revolucion popullor, ku kërkohej rrëzimi i pushtetit diktatorial të Bashar Al-Assadit nga opozita e lirë siriane. Njëherish, një luftë e tillë përkrahej dhe mbështetej nga OKB-ja dhe nga shtetet e mëdha europiane e perendimore. Madje, edhe Qeveria e Kosovës kishte shprehur mbështetjen e saj ndaj popullit sirian në revolucionin e saj popullur kundër gjenocidit që ushtrohej mbi ta.

Në atë kohë, viti 2012, lufta në Siri ka qenë me karakter idealist popullor, ka qenë e pastër dhe ka pasur përkrahjen e ndërkombëtarëve, sa që edhe SHBA-ja përkrahte kryengritësit sirian duke u derguar mbështetje ushtarake të armëve. Në atë kohë nuk kanë qenë të infiltruara organizatat terroriste dhe grupet tjera në konfliktin sirian. Organizata “ISIS” dhe “Al Nusra” janë infiltruar në konfliktin sirian në dhjetor të vitit 2013, ndërsa në fillim të vitit 2014 janë shpallur organizata terroriste. Andaj është e pakuptimt dhe e pabazë të thuhet se Shefqet Krasniqi ka bërë thirrje dhe ka nxitur që njerëzit t’u bashkangjiten organizatave terroriste, kur në atë atë kohë kur z.Krasniqi ka ligjeruar për Sirinë, ISIS dhe organizatat tjera kriminale e terroriste nuk kanë qenë pjesë e konfliktit sirian, madje nuk kanë qenë as të shpallura si organizata terroriste!

E gjitha çfarë mund t’i shtohet kësaj është se, Shefqet Krasniqi me ligjerimin e tij për Sirinë në vitin 2012, i’u është bashkuar thirrjeve dhe qendrimeve të diplomatëve ndërkombëtar, të zyrtarëve të lartë të shteteve europiane dhe perendimore, të cilët dënonin ashpër regjimin e pushtetit sirian, të Bashar Al-Assadit (fotot në fund të shkrimit).

Për fund themi se, se të gjitha akuzat për të cilat akuzohet Shefqet Krasniqi, në lidhje me luftën në Siri, janë të padrejta dhe të ndikuara politikisht, ngase z.Krasniqi që nga viti 2012 e deri më sot, në të gjitha fjalimet e tija publike, qoftë në shkrimet autoriale të tija, qoftë në video-ligjeratat e tija fetare, ka dënuar shkuarjen e shqipëtarëve në Siri dhe ka bërë thirrje që Siria të ndihmohet, siç thotë ai, me dua (lutje).

Ndonëse gjyqësia e Kosovës është e kapur nga pushteti, sipas dosjes “pronto” ku dëshmohet se njerëzit e partisë në pushtet janë emëruar në krye të Prokurorisë pa konkuruar fare, dhe kur Prokuroria shpesh bie pre e presionit të ashpër mediatik, megjithatë, shpresojmë vendimi i fundit i gjyqësisë të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i pa prekur nga politika. Shpresojmë në drejtësinë e shtetit tonë!

(Më poshtë janë fotot që dëshmojnë atë që thash më lartë se, Shefqet Krasniqi me ligjerimin e tij për Sirinë në vitin 2012, i’u është bashkuar thirrjeve dhe qendrimeve të diplomatëve ndërkombëtar, të zyrtarëve të lartë të shteteve europiane dhe perendimore, të cilët dënonin ashpër regjimin e pushtetit sirian, të Bashar Al-Assadit)

REFERENCA:

1. http://www.psh-ks.net/sq/lajme/prokuroria-speciale-e-republikes-se-kosoves-ka-ngritur-aktakuze-kunder-te-pandehurit-shk-per-vepra-penale-qe-nderlidhen-me-terrorizmin

2. Asambleja e Përgjithshme voton rezolutën për Sirinë http://botasot.info/bota/155536/asambleja-e-pergjithshme-voton-rezoluten-per-sirine/

3. SHBA furnizon me armë kryengritësit në Siri http://www.telegrafi.com/lajme/shba-furnizon-me-arme-kryengritesit-ne-siri-4-14264.html

4. KerrySHBA, fonde shtesë për kryengritësit sirianë http://www.oranews.tv/bota/krreyshba-do-ndihmoje-kryengritesit-ne-siri-me-fonde-shtese/

5. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënon regjimin sirian http://www.abcnews.al/lajme/bota/6/30891

6. SHBA Mbështetet dërgimi i armëve për kryengritësit sirianë http://botasot.info/bota/224412/shba-mbeshtetet-dergimi-i-armeve-per-kryengritesit-siriane/

7. Obama e miratoi dërgim të armëve për kryengritësit sirianë http://sq.kurir.mk/bota/lajme/20181-obama-e-miratoi-dergim-te-armeve-per-kryengritesit-siriane

8. CIA autorizohet për të furnizuar me armë kryengritësit sirianë http://koha.net/arkiva/?page=1,16,149097

9. SHBA, mbështetje ushtarake për rebelët sirianë http://grid.al/read/article/3404293/shba-mbeshtetje-ushtarake-per-rebelet-siriane

10. Qeveria e Kosovës dënon vrasjet dhe represionin në Siri http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1104&offset=1

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit