E shtunë, 21 Tetor 2023
BRUKSEL – Komisioni Europian rithekson se vizat nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.
Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky organ i Bashkimit Evropian kanë përsëritur se liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
“Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Ai do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Komisioni kishte vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave” thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas KE-së, Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet.
Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.
Etiketa: Aktuale, Komisioni Europian, Kosova, Liberalizimi, Vizat