Komisioni i Sigurisë, Kodheli: Ushtria nuk e lëmë të plaket


E martë, 27 Maj 2014

Komisioni i Sigurisë diskuton projektligjin për reformimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes prezantoi sot ligjin për gradat, ku i pranishëm është edhe gjenerali Jeronim Baze.

Ligji i ri për karrierën në Forcat e Armatosura, i cili sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit ushtarak për rritjen në gradë, po diskutohet në Komisionin e Sigurisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, theksoi se nëpërmjet këtij pr/ligji vendoset një moral i ri në Forcat e Armatosura. Kodheli nënvizoi se, po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë.

“Ligji i ri për karrierën në FA ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë”, u shpreh ministrja./shekulli/

Etiketa: , ,
Të fundit