Komisoneri Avramopoulos telefonon Skender Hysenin, flasin për viza


E shtunë, 19 Dhjetor 2015

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pranuar sot një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Ministri Hyseni dhe komisionieri Avramopoulos, kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore me theks të veçanet në procesin për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës.

Sipas një komunikate të MPB-së, komisioneri Avramopoulos, me ketë rast ka përgëzuar ministrin Hyseni, për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv.

Ministri Hyseni tha se përkushtimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve ka qen i madh . Ai tha komisionerit Avramopoulos se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt .

“Kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimet dhe datën për lëvizje të lirë në zonën shenjen”, ka thënë Hyseni, transmeton lajmi.net.

Komisioneri Avramopoulos ndërkaq theksoi se BE vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt.

Me këtë rast komisionari Avramopoulos e njoftoi ministrin Hyseni se planifikon ta vizitoj Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave .
Komisionari Avramopoules theksoi se qytetaret e Kosovës duhet të ndjehen të kënaqur me raportin e publikuar dje.

Etiketa: , , , ,
Të fundit