E mërkurë, 16 Shtator 2026

Përllogaritje një mijë herë më të shpejta dhe pa gabime ofrojnë më shumë kompjuterët kuantikë me aplikimin real.
Duke reduktuar kohën e nevojshme për të bërë përllogaritjet, reduktohet njëkohësisht edhe rreziku që sistemi të preket nga elementë të jashtëm duke evituar kështu humbjen e informacioneve.
Rezultati i punës është i një grupi pune nga Chalmers University of Technology, publikuar në revistën Physical Review Letters.
Ky konsiderohet hap i rëndësishëm përpara që do të bëjë të mundur tejkalimin e një prej pengesave më të mëdha për kompjuterat kuantike, që janë ekstremisht të ndjeshëm ndaj gabimeve dhe shqetësimeve nga jashtë.
Autorët e studimit kësaj here, në vend të aplikimit tradicional të memorizimit të informacioneve kuantike në qubit individuale, kanë përdorur të ashtuquajturat porta kuantike grilë.
Bëhet fjalë për një sërë komandash që ndryshojnë gjendjen e qubit dhe i bëjnë të komunikojnë mes tyre në mënyrë që të procesojnë informacionet.
Në këtë mënyrë lidhjet mes tyre kanë ndikuar që operacionet të jenë më të shpejta dhe efikase.
Burimi: mesazhi
