E premte, 19 Tetor 2018
PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli, kanë nënshkruar marrëveshjen mes Komunës së Prizrenit dhe Telekomit të Kosovës, për shërbimet telekomunikuese nga kjo kompani.
Me marrëveshjen e nënshkruar sot, shpenzimet vjetore në Komunë për shërbimet e telekomunikacionit, do të jenë afërsisht 30% më të ulëta.
Nga mbi 33 mijë euro sa ka paguar Komuna në vitin 2017 për shpenzimet e telefonisë dhe të internetit, sivjet kjo shumë do të jetë afërsisht 10 mijë euro më pak për shërbimet e njëjta, ndërsa përveç kësaj, për Komunën do të ketë benefite edhe në aspektin praktik të shërbimeve nga kjo kompani.
Etiketa: Gent Begolli, Komuna e Prizrenit, Mytaher Haskuka, Prizren, Telekomi i Kosovës