E diel, 8 Janar 2017
Prizren – Sot përmes rrjeteve sociale banorët e fshatit Planejë u kanë bërë thirrje institucioneve vendore që të reagojnë në lidhje me zhbllokimin e lagjeve Kasolli, Vorfaj, Maloku dhe Biraj që kanë mbetur të ngujuara pas reshjeve të dendura të borës në këtë rajon.
Sipas informatave të marra në këto lagje banorët të paktën në 5-6 ditë e fundit nuk kanë energji elektrike e as ujë të pijshëm pasi që edhe puset (bunarët) janë të ngrira.
Banorët bënë të ditur se gjendja është lajmëruar në institucionet komunale të Prizrenit, mirëpo përgjigjja e tyre ka qenë diskriminuese dhe e turpshme duke u thënë: “Ejani bleni shpija në Prizren.” kjo ishte përgjigjja e puntorëve përgjegjës…/Prizren Post/
Etiketa: fshati planeje, Prizren