E premte, 7 Dhjetor 2018
PRIZREN – Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit, se pagesa e Tatimit në Pronë për këstin e dytë për vitin 2018, do të përfundojë me 31 dhjetor.
Me datën 1 janar 2019, ashtu si parashihet me ligjin e Tatimit në Pronë, do të aplikohet kamata dhe dënimi për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kanë kryer obligimet.
Në mënyrë që mos të ndëshkohen me kamatë dhe dënim, luten qytetarët që deri me 31 dhjetor të vitit 2018, ta paguajnë këstin e dytë të borxhit të tatimit në pronë.
Etiketa: Drejtoria për Ekonomi dhe Financa, Prizren, Tatimi në Pronë