Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komuna ka paraparë ndarjen e materialeve ndërtimore për pjesëtarët nga radhët komuniteteve minoritare

Prizren Post | 15:57 - 08.01.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRIZREN – Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim për vitin 2020 ka paraparë ndarjen e materialeve ndërtimore për pjesëtarët nga radhët komuniteteve minoritare, projekt ky i cili realizohet çdo vit.

Me këtë projekt mbështeten familjet nga skema sociale si dhe kategoritë e tjera sociale në nevojë.
Andaj, ftohen të interesuarit të aplikojnë prej datës 10 janar 2019 e deri më 31 mars 2020.

Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:
1. Vërtetimi nga qendra për punësim për secilin anëtar të familjes që nuk është në marrëdhënie pune
2. Dëshmi për ndihmë sociale (kartoni i ndihmës sociale)
3. Deklarata e bashkësisë familjare
4. Kopja e letërnjoftimit (për ata që janë mbi moshën 18 vjet)
5. Dokumente nga mjeku nëse dikush në familje vuan nga sëmundje të rënda
6. Vërtetime nga shkolla për fëmijët të cilët e ndjekin mësimin e rregullt


Etiketa:

Bëni një koment