Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Komuna sot ka bërë shpërndarjen e motokultivatorëve për përfituesit nga thirrja publike

Prizren Post | 13:55 - 04.12.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRIZREN – Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot ka bërë shpërndarjen e motokultivatorëve për përfituesit nga thirrja publike për këtë projekt.

Të pranishëm me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Ndryshe nga viti i kaluar kur nga ky projekt përfituan 60 fermerë, sivjet për fermerët e komunës së Prizrenit janë shpërndarë 92 motokultivatorë, ku përfituesve u ka takuar participimi prej 25%.

Procedura e përzgjedhjes së përfituesve është bërë nga ana e komisionit vlerësues, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht në thirrjen publike.

Vlera totale e projektit është 239,200 euro.

Listën e përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/12/Lista-perfundimtare-e-perfitueseve-motokultivator-2019.pdf


Etiketa:

Bëni një koment