E premte, 8 Mars 2019
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me përfaqësusesen e përhershme u.d. të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, që fokusohet tek zhvillimi i aftësive dhe mundësisë së punësueshmërisë të të rinjve dhe grave, përmes arteve dhe artizanateve tradicionale.
Nënshkrimi i këtij memorandumi konkretisht do të shërbejë për aktivitetin “Filigranët përtej zanatit”, që do të implementohet nga organizata “EC Ma Ndryshe”.
Projekti do të kontribuojë në ruajtjen e zanatit të filigranit përmes dokumentimit, promovimit të njohurive, si dhe transferimit të shkathtësive tek gratë dhe të rinjtë e prapavijave të ndryshme etnike nga rajoni i Prizrenit, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e punësimit.
Etiketa: Aktuale, Mytaher Haskuka, Prizren, UNDP