Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Konfirmon BE: Kosova ka aplikuar për kod të ri shtetëror

Prizren Post | 13:35 - 06.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Bruksel – Bashkimi Evropian e konfirmoi njoftimin e Qeverisë së Kosovës dhe të ministres, Edita Tahiri se Austria ka aplikuar në ITU që Kosovës t’i ndahet kodi shtetëror telefonik konform marrëveshjes së Brukselit.

Këtë e ka konfirmuar në llogarinë e saj në Twiter, Angelina Eichhorst, e cila në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian është drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Eichhorst e ka marrë këtë detyrë para disa muajve si pasardhëse e Fernando Gentilinit.
Dje ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka bërë të ditur se Kosova ka aplikuar nëpërmjet Austrisë për kodin e ri telefonik shtetëror.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company