Konflikti Izrael-Iran, MEPJ-ja e Shqipërisë: Nuk raportohen shqiptarë të lënduar


E shtunë, 14 Qershor 2025



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Në një deklaratë për medie, MEPJ-ja njoftoi se deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht, sipas MEPJ-së janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

“Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Po ashtu MEPJ njofton se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë.

“Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601; +972 54 904 2813”, përfundon njoftimi i MEPJ-së.

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit, duke u përgjigjur ndaj sulmeve ajrore izraelite në shkallë të gjerë në Iran, të cilat kishin në shënjestër objektet bërthamore iraniane, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët më të mirë.







Të fundit
21:52
Atdheu