Konjufca: Deklaratat e Hotit për VV-në e kanë luhatur bashkëpunimin me LDK-në


E mërkurë, 9 Gusht 2017

Duke iu referuar këtyre deklaratave, Konjufca ka bërë të ditur se kjo edhe e ka luhatur bashkëpunimin me LDK’në.

“Deklarata e Hotit ka qenë e pamatur dhe si e tillë e ka luhatur bashkëpunimin tonë. Ka qenë deklaratë e pamatur”, ka thënë Konjufca para mediave.

Ai po ashtu bëri të ditur se Avdullah Hoti dje ka folur tek ta për koalicionin e mundshëm me subjektin e tyre.

Ndërkaq, pas takimit të sotëm konsultativ, është vendosur që seanca për konstituimin e Kuvendit të mbahet nesër, ani pse PAN është shprehur se nuk do të jenë pjesëmarrës, duke shtuar se vendimi për seanca po merret njëanshëm.

PAN ka siguruar se nuk ka kandidat tjetër për Kryeparlamentar përveç Kadri Veselit, raporton GazetaExpress.

Etiketa: , , ,
Të fundit