Korçë, zhduken 3 vajza të mitura


E hënë, 15 Korrik 2013

KORCE – Familjarët e 3 vajzave të mitura në Korçë kanë denoncuar në polici zhdukjen e tyre që prej paradites së sotme. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se vajzat e moshës 10-13 vjeç, B.D, K.Z dhe Xh.H, janë shoqe me njëra-tjetrën.

Ato kishin dalë në mëngjes për të luajtur në afërsi të banesave të tyre, në ‘Lagjen e Francezeve’ në Korçë, por nuk janë kthyer më në shtëpi.

Familjarët të shqetësuar kanë kërkuar gjatë gjithë ditës në të gjithë qytetin, por pa arritur t’i gjejnë dhe më pas janë detyruar të kërkojnë ndihmën e policisë.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzave, ndërkohë që i bëhet apel çdokujt që ka informacione që të kontaktojë me policinë e Korçës.

Etiketa: ,
Të fundit