E shtunë, 15 Gusht 2015
Kosova ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në nëntor të këtij viti, kur edhe do të zhvillojë punimet sesioni i 84-të i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar aplikimin duke thënë se pret përgjigje pozitive, megjithëse e pranon se Kosova fillimisht duhet t’i përmbushë standardet që kanë të bëjë me natyrën legjislative.