Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë


E premte, 26 Gusht 2022

BEOGRAD – I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd.

Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Etiketa: , , ,
Të fundit