Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së


E mërkurë, 23 Shtator 2026
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Punëtoria Vjetore M2M në Kosovë ka ritheksuar partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Ajovës në këtë bashkëpunim.

Gjatë punëtorisë janë diskutuar prioritetet e përbashkëta dhe hapat konkretë për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe rritjen e bashkëveprimit të saj me partnerët.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se fokusi do të jetë në zbatimin konkret të planeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit.

“Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, u shpreh ministri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, punëtoria ka shërbyer si mundësi për koordinimin e prioriteteve dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të bashkëpunimit Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit