Kosova dhe Turqia diskutojnë për organizimin e një forumi të bizneseve


E martë, 15 Gusht 2023

PRISHTINË – Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay i shoqëruar nga Sabri Demiri, këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre.

Osmani theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve.

Në këtë kontekst, Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

U diskutua për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Ajo ka përsëritur ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Etiketa: , , , ,
Të fundit