E enjte, 3 Janar 2019
PRISHTINË – Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se 2018-a ka qenë vit i vështirë për shtetin e Kosovës. Megjithatë, ai ka deklaruar se ka pasur fokus të Qeverisë në ekonominë e vendit dhe në krijimin e unitetit politik për proceset madhore.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Limaj ka thënë se Kosova ka arritur ta bëjë hapin e madh drejt unifikimit dhe unitetit për procesin e dialogut.
Sipas tij, kthimi i dialogut në Kuvend është hap drejt unifikimit të faktorit politik të Kosovës për zgjidhjen e problemit me Serbinë.
Etiketa: Dialogu Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj, Kosovë