Kosova ka borxhe 1.59 miliard euro


E mërkurë, 2 Prill 2014

Prishtinë, 2 prill – Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të dhjetorit 2013 mbeti pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak, vlera e borxhit të jashtëm bruto më 31 dhjetor 2013 shënoi 1.59 miliard euro.

“Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 24 për qind), gjendja e të cilit në fund të dhjetorit arriti vlerën 383.9 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të dhjetorit 2013 ishte 321.8 milionë euro”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas BQK-së, kjo vlerë është për 2.8 milionë euro më e vogël krahasuar me shtator 2013 dhe kryesisht i atribuohet pagesës së kredisë në kuadër të Programit Stand-By me FMN-në (SBA).

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit