Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike


E shtunë, 17 Qershor 2023

PRISHTINË – Në Konferencën e mbajtur në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington DC, për shkak të krizës energjetike që është krijuar nga lufta në Ukrainë, u diskutua për bashkëpunimin transatlantik dhe për sigurinë e furnizimit me energji përpara dimrit, për përpjekjet afatgjata të dekarbonizimit dhe për mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në pjesëmarrjen e saj virtuale ka theksuar se, në këto dy vjet qeverisje në Kosovë ka pasur shumë sfida energjetike, siç ka qenë kriza e paprecedentë energjetike në Evropë, e cila ka prekur edhe Kosovën, të cilën e ka gjetur me kapacitete të vjetra dhe jo të besueshme 40 apo 60 vjeçare.

“Andaj ministrja Rizvanolli potencoi se nga mësimet që ka nxjerr Kosova nga dy vitet e fundit është se duhet bërë diçka sa më parë sepse nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike dhe se investimet në burime efiçiente dhe në energji të rinovueshme nuk janë mjete vetëm për luftimin e ndryshimeve klimatike, por është thelbësore për pavarësinë energjetike dhe sigurinë energjetike dhe veçanërisht pavarësinë energjike nga regjimet autoriatre siç është regjimi rus”, citohet të ketë thënë Rizvanolli, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Etiketa: , ,
Të fundit