Kosova, ky shtet i pafuqishëm për të dënuar serbët për dëmet e luftës

Të dëmtuarit e luftës nuk dinë ku të kërkojnë drejtësi për dëmet e shkaktuara nga shteti i Serbisë.

Mbi njëmijë padi civile janë hartuar nga Shoqata për të pagjeturit “Ngritja e Zërit”. Gjysma e padive janë hedhur poshtë nga Gjykatat e Kosovës me arsyetimin se këto gjykata nuk mund të dënojnë një shtetet tjetër.

Kohavisioni ka kërkuar sqarim nga Ministria e Drejtësisë se çfarë duhet të bëjnë qytetarë në këtë rast? Ministria referon që kjo pyetje t’i drejtohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pasi sipas tyre kjo është në kompetencën e tyre.

Por, KGJK-ja ka thënë se nuk merret me komentimin e asnjë vendimi të gjykatave të Kosovës.

Megjithatë, këshilli gjyqësor ka arsyetuar vendimet për jokompetenca nga Gjykatat e Kosovës.

Etiketa: ,

Leave a Reply