Kosova më 13 tetor në agjendën e KE-së për liberalizmin e vizave


E premte, 7 Tetor 2022

PRISHTINË – Ishte viti 2016 kur kabineti i ish kryeministrit Hashim Thaçi kishte festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave” për Kosovën.

Mirëpo, e tëra doli të ishte vetëm një dëshirë, sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë “privilegjin” e lëvizjes së lirë nëpër vendet evropiane. Por, duket se vendi ynë është afër procesit të liberalizimit, pasi më 13 tetor Këshilli Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së mërkurë, në Komisionin për Integrime Evropiane, ka bërë të ditur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.

Në prag të takimit të 13 tetorit, qytetarët e Kosovës shprehen optimistë se do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Etiketa: , , , ,
Të fundit