E diel, 17 Dhjetor 2023
Të shtunën, për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Kampionati Europian i Xhudos.
Xhudistët kosovarë arritën të marrin gjithsejt katër medalje, prej tyre një e artë e tre të bronzta.
Akil Gjakova u shpall kampion europian pasi e mposhti italianin, Manuel Lombardo.
Derisa xhudistët, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Dardan Cena, u renditen të tretit në kategorinë e tyre.
Kështu Kosova doli të jetë vendi me më së shumti medalje nga ky kampionat.
Më poshtë e gjeni të plotë renditjen e shteteve nga “EUROPEAN CHAMPIONSHIPS OPEN 2023”, që u mbajt në kryeqytetin e Kosovës.
Etiketa: Akil Gjakova, European Championships Open 2023, Kosova, Xhudo