Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Prizren Post | 08:52 - 20.07.2013

Prishtinë, 20 korrik – Për të tretin vit me radhë në historinë e shtetit të Kosovës, nesër më (21.07.2013), do te nisën nga aeroporti Adem Jashari djemtë dhe vajzat e reprezentacionit te Kosovës që do të marrin pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës.

Kjo garë, në të cilën marrin pjesë më shumë se 100 shtete të botës, këtë vit organizohet në Santa Marta në Kolumbi. Kosova do të përfaqësohet si shtet me flamur dhe himn të saj nga 6 nxënës të shkollave të mesme të Kosovës. Ekipin e përbëjnë nxënësit Petrit Avdylaj, Valdrin Sherifi, Doruntina Sylejmani, Besart Kodraliu, Bardh Shabani, Alban Kryeziu dhe përcillen nga profesorët Ramadan Limani dhe Kajtaz Bllaca, njofton përmes postës elektronike Elban Avdylaj.

Kjo është gara më e madhe botërore e matematikës e cila zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të botës. Gara daton qysh nga viti 1959 dhe Kosova është anëtar i saj tash e tri vjet. Me gjithë vështirësitë e mëdha financiare dhe mospërkrahjen institucionale, ekipi jonë edhe këtë vit ka arritur të mbledhë fondet e nevojshme për pjesëmarrje.


Etiketa:
Arivisti Company