Kosova mund të fitojë medaljen e parë olimpike


E martë, 5 Janar 2016

Majlinda Kelmendi po punon intensivisht që të rikthejë formën ideale, me të cilën u shpall kampione e botës dy herë. Xhudistja pejane do të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Të gjithë në Kosovë, por edhe jashtë saj, mendojnë se ajo do të shkëlqejë në evenimentin më të rëndësishëm të sportit, që mbahet çdo katër vjet. Kështu mendon edhe portali i njohur “insidethegames.biz”, i cili e ka bërë një përmbledhje të Olimpiadës.

“Xhudistja Majlinda Kelmendi, mund të shkëlqejë dhe të jetë yll, ndërsa Kosova do ta bëjë prezantimin e parë në Olimpiadë, ku mund të fitojë edhe medalje”, shkruan ky portal. Olimpiada e Rios mbahet në gusht 2016. /Zëri/

Etiketa: , ,
Të fundit