E martë, 18 Dhjetor 2018
PRISHTINË – Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha se muaji janar do të i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.
“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, tha Syla sot në një intervistë për RTK.
Sipas tij deri më tani 110 kërkesa janë për të dalë në shtetet e jashtme. “Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodhë Shqipëria këtu. Nga Shqipëria kanë ikur shumë mjekë e infermierë”, tha ai.
Syla bëri me dije se për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova. “Edhe në vendet e rajonit ka krizë të mjekëve”, tha ai.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla ka kërkuar përmirësim të kushteve për mjekët. “Kërkojmë investime në kushtet e punës, kërkojmë dinjitet të mjekut”, deklaroi ai.
Etiketa: Blerim Syla, Federata Sindikale e Shëndetësisë, Kosovë, Mjekët