E martë, 29 Mars 2016 
Prishtinë – Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për ekstradim.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga presidentja në largim, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.
Nënshkrimi do të bëhet në kabinetin e presidentes me fillim në orën 13 e 30.
Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim me disa shtete të Evropës por jo edhe me SHBA-të.