E enjte, 7 Qershor 2018
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar renditjen më të re të ekipeve kombëtare.
Kosova ka pasur një ngritje të dukshme në listën e muajit qershor, duke fituar 11 pozita nga hera e kaluar që ishte në të 152-tën.
Pas fitores së fundit me rezultat 3-0 kundër Shqipërisë, Kosova tani renditet në vendin e 141 me 197 pikë.
Njëkohësisht, kjo është renditja më e mirë ndonjëherë e përfaqësueses sonë që prej pranimit në FIFA.
Shqipëria ka pësuar një rënie pas dy humbjeve rresht gjatë javës së kaluar, ku u mposht nga Kosova dhe më pas Ukraina triumfoi me rezultat 4-1 ndaj kuqezinjve.
Kombëtarja shqiptare tani gjendet në pozitën e 58 me 538 pikë duke zbritur me dy vende.
Etiketa: FIFA, Kosova, Shqipëria