E shtunë, 1 Korrik 2023
BRUKSEL – Kosova nuk është përfshirë në programin e Evropës Digjitale, vlera e të cilit është afro 7.5 miliardë euro.
Pjesë e këtij programi janë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe Kosova.
Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale, kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Evropës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë Euro”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së.
Etiketa: Europa, Kosova