E premte, 8 Maj 2015
Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka përmendur synimet e shtetit të vet për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, Nikoliq ka thënë se tani pengesë më e madhe për këtë qëllim është Kosova se sa bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë.
Ai ka thënë se Beogradi është kundër vendosjes së sanksioneve serbe ndaj Rusisë, porse kur të anëtarësohet në BE atëherë është e detyruar të ndjekë politikën e përbashkët të Unionit.
Etiketa: Kosova, Serbia, tomislav nikolic