Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Kosova po bëhet gati për valutë të veten

Prizren Post | 18:13 - 17.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kosovarët shumë shpejtë do të mund të blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet. Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten. Hamza e bëri të ditur këtë gjatë Samitit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili u mbajt në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014, organizuar nga javorja “NIN”.

Njohës të ekonomisë e shohin si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, instrumenti më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë.

Mirëpo, tërheqin vërejtjen për stabilitetin e valutës. Përveç kësaj adaptimi i një valute unike të Kosovës, apo përdorimi i ndonjë valute të vendeve të rajonit, siç mund të jetë ajo e Shqipërisë, për një pjesë të ekonomistëve duket i pamundur për momentin..(Tribuna)


Etiketa:

Bëni një koment