E shtunë, 27 Shkurt 2021
PRISHTINË – Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të gatshme për bashkëpunim, vlerësojnë analistët politikë në vend.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se partitë politike duhet ta bëjnë kuorumin që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e vendit.
“Partitë politike në fakt duhet të qëndrojnë në Kuvend dhe të bëjnë kuorumin në mënyrë që të zgjidhen të gjitha institucionet. Vendi ynë nuk e ka luksin që të shkojë në zgjedhje të reja veç më ishim dhe ishim në zgjedhje paraprake vetëm një vit më para. Kosovës i duhet qëndrueshmëri i duhen institucione stabile dhe qytetarëve i duhet në fakt që të ketë një vazhdimësi”.
“Nuk mund që për shkak të mos dakordimeve politike koston ta paguajnë qytetarët dhe atë në fakt jemi duke e parë që për shkak të mosdakordimeve politike koston po e paguajnë qytetarët. Prandaj unë do të thoja që është më shumë kërkesë apo pritshmëri e jona që partitë politike të bëjnë kuorumin që të zgjidhen institucionet dhe të mund të ecim përpara me reformat e nevojshme të cilat kaq shumë i duhen Kosovës, qoftë në aspektin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm”, është shprehur ajo për Ekonomia Online.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, presidenca