E mërkurë, 29 Tetor 2014
Kosova ka shënuar histori. Përfaqësuesja e jonë në hendboll ka filluar kualifikimet për kampionatin evropian në Hendboll me sfidën ndaj Rumanisë.
Kosova në duel me Rumaninë hapi etapën e re në hendbollin tonë, duke zhvilluar sfidën e parë zyrtare ndërkombëtare.
Të përzgjedhurit e Alfred Llazarit pësuan disfatë të thellë në përballje me Rumaninë.
Hendbollisti Florim Hoxha shënoi golin e parë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Hendbollistët e Rumanisë në momentet e caktuara u treguan dukshëm më të mirë se skuadra jonë, derisa edhe përvoja ndërkombëtare ishte në anën e rumunëve
Fillimi i ndeshjes ishte i nivelizuar, më një epërsi të lehtë të rumunëve, por në dhjetëminutëshin e fundit të pjesës së parë, nikoqirët u shkëputën në rezultat duke e mbyllur këtë pjesë më gjashtë gola epërsi (17-11).
Hendbollistët e Kosovës mirë e nisen pjesën e dytë duke ngushtuar epërsinë në tri gola 17-14.
Megjithatë, rumunët shumë u rikthyen në lojë dhe arritën avantazhin në tetë gola epërsi (23-15).
Rumunët vazhduan më lojë të mirë deri në fund të ndeshjes, derisa përfaqësuesja e Kosovës bëri shumë gabime, të cilët mjaft mirë i shfrytëzoi skuadra rumune e cila në fund fitojë ndeshjen me 12 gola epërsi (36-24).
Ndeshja e kthimit në mes Kosovës dhe Rumanisë luhet të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.
Etiketa: hendboll, Kosova, rumania