E mërkurë, 4 Maj 2016
Komisioni Evropian sot në mesditë do të vendos për apo kundër propozimit legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vendimi do të kumtohet rreth mesditës dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë faktet nëse janë plotësuar apo jo standardet për liberalizimin e vizave.
“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.
Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.
Etiketa: Bashkimi Europian, Kosova, Liberalizimi