Kosova tregoi forcën, kthehet treni për Beograd


E shtunë, 14 Janar 2017

Dushan Kozarev, që është zëvendësi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se treni u ndal që një orë në kufi.

Treni që u nis sot nga Beogradi për të hyrë ilegalisht në Kosovë, tashmë do të lëvizë, por jo në drejtim të Kosovës, por do kthehet në Beograd. Kështu ka bërë të ditur Tanjug, transmeton lajmi.net.

Treni rreth orës 20 e 30 minuta do të nisur për Beograd nga Rashka, ku ka qëndruar që nga ora 16 e 30. Kjo është bërë me vendim të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Etiketa: , ,
Të fundit