E mërkurë, 14 Dhjetor 2022
PRISHTINË – Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.
Presidentja Osmani e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun europian.
“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, tha Osmani duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve europiane të Kosovës.
Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson presidencën e bllokut europian.
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Aplikimi në BE, Glauk Konjufca, Kosova, Vjosa Osmani