E diel, 18 Tetor 2015
Depozitat në sektorin bankar të Kosovës deri në qershor të këtij viti, arritën në vlerën prej 2.57 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 6.3 për qind, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)thuhet se krahasuar me vitin paraprak kemi ngadalësim të rritjes që u reflektua edhe në ecurinë e gjithsej aktivitetit të sektorit bankar.
Sipas BQK-së, normat e ulëta të interesit në depozita (veçanërisht atyre të ekonomive familjare) që po karakterizojnë sektorin bankar kanë kontributin më të lartë në ngadalësimin e rritjes së depozitave, raporton zëri.info.
“Struktura e depozitave në sektorin bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 74 për qind të gjithsej depozitave.
Kategoria e dytë për nga pesha në strukturë është ajo e depozitave të ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.9 për qind në gjithsej depozitat mjaft të ulëta të interesit në depozita që mund të kenë dekurajuar afatizimin e depozitave”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Etiketa: Kosova