“Kosovarja e artë” Majlinda Kelmendi: jam besimtare si gjyshja, edhe lutjet e saj më bën kampione!


E diel, 23 Tetor 2016

majlinda

Kampionja botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, për herë të parë pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Oplimpike të Rios ka folur gjërë e gjatë për punën e bërë për të arritur deri në pushtimin e botës në xhudo, si dhe për (mos)përkrahjen e nevojshme financiare që i duhet një sportisteje kulminante siç është ajo, por jo vetëm.

Xhudistja Kelmendi, në emisionin “Oxygen” që transmetohet në televizionin KTV të Kosovës, ka folur me shumë dashuri edhe për një person të veçantë në jetën e saj, për gjyshen e saj.

Majlinda ka treguar se ajo, sikurse edhe gjyshja e saj 82-vjeçare e cila quhet Xhevahire, është një besimtare e devotshme e besimit islam.

“Gjyshen e kam person shumë të veçantë që e du shumë. Ajo i ka 82 vjet , dhe unë i them meleqe jem. Kudo që unë e shkoj, çkado që bëj, ajo lutet për mu, mbështillet, e lexon Kur’anin, është shumë besimtare. Edhe puna ime, edhe lutjet e gjyshës, edhe lutjet e mija, se edhe unë vet jam shumë besimtare, më kanë pru këtu ku jam sot”, ka thënë Kelmendi.

Kampionja e botës ka folur edhe për mos-mbështetjen e duhur financiare dhe ka thënë se për me arrit në majsat e suksesit nuk mjafton veç përkrahja morale.

“Unë krejt takimet çka i kam pas deri më tani kanë qenë mirënjohje, foto, për çka krejt i falënderoi për atë, por në nivelin që unë jam duhet me ekzistu diçka më shumë për me motivu një sportiste qysh jam unë. Shembullin më të mirë e kemi në Shqipëri. Për futbollistat e kombëtares veç për kualifikime në kampionat kryeministri ua dha 1 milion euro. Kosova e ka medaljen e artë në Lojëra Olimipike ku nuk ka ku me shku më lart”, ka thënë Majlinda.

Ajo ka thënë se rruga për të ardhur deri të suksesi është shumë e vështirë, pasi ka shumë pengesa, por mesazhi i saj është që njerëzit ambicioz që duan me arrit diçka, pengesat dhe vështirësitë që ju paraqiten duhet me i bërë edhe më të fortë.

Edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka po ashtu foli për përkrahjen që i duhet një sportisteje kulminante, ku tha se personalisht dihet mirë që edhe vet Majlinda foli për vetën e saj dhe përkrahjen që i duhet pasi tha se “në opinionin po flitet se ja vetëm trajneri po fol se ka ndonjë interes”.

Kuka duke folur për (mos)përkrahjen e nevojshme për Majlindën, bëri të ditur se kampiones botërore nuk i janë ofruar sponsorë, gjë që nuk ndodh në shtetet tjera.

“Përveç një biznesnemi të Shqipërisë i cili me një shumë e ka ndihmuar Majlindën pasi është shpallur kampione, asnjë sponsor tjetër nuk është lajmëruar. Në Slloveni, një fitues të artë të xhudos i janë ofruar 25 sponzorë të rinj pas lojërave olimpike”, tregoi trajneri Kuka.

Ndryshe, si trajneri Kuka ashtu edhe xhudistja Kelmendi kanë përmendur shumën që i është dhënë nga shteti pasi fituan medaljen e artë në Rio, por që me të drejtë të dy pohuan, se një shumë e tillë nuk mjafton për një sporist që bën që flamuri i shtetit të valëvitet anembarë botës, edhe në shtetet që ende nuk e njohin Kosovën./tesheshi/