Kosovë – Shqipëri do të luhet në Prishtinë


E hënë, 19 Tetor 2015

albanian team

Kombëtarja e Shqipërisë mund të luaj një miqësore me Kosovën muajin e ardhshëm në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke konfirmuar se po kërkohet të luhet edhe një ndeshje në Elbasan me një kundërshtar europian.

“Duam të sigurojmë një miqësore në fushën tonë dhe e dyta do të jetë ndaj Kosovës në Prishtinë, pasi është një ndeshje festive”,sqaroi kreu i FSHF-së në “Ora Skaner”.

Ndeshja e parë me një trajner të huaj gjatë presidencës së Armand Dukës ishte pikërisht në Prishtinë në vitin 2003 kur ekipi drejtohej nga Xhuzepe Dosena.

Në këtë takim debutoi edhe kapiteni i sotëm Lorik Cana me Kombëtaren.

Të fundit