E martë, 17 Maj 2016
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, në takim me Johannes Han ka thënë se çështja e demarkacionit duhet të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, z. Jakup Krasniqi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, paraditën e sotme kanë zhvilluar një takim me komisionerin, z. Johannes Hahn, ku është folur për zhvillimet politike në Kosovë, dhe rrugën europiane të Kosovës.
Në këtë takim, por edhe në tryezën e liderëve politikë, të ftuar nga komisioneri, z. Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, z. Jakup Krasniqi, ka mbrojtur qendrimin e Nisma për Kosovën, se çështja e demarkacionit duhet të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave.
Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Krasniqi, ka mbrojtur qendrimet e Nisma për Kosovën, rreth dialogut, për të cilin ka thënë se duhet të ndryshoj në formë dhe përmbajtje.
Sa i përket krizës politike, dhe idesë së presidentit për pastërtinë e institucioneve, z. Krasniqi ka thënë se pastrimi më i mirë i parlamentit është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa në lidhje me korrupsionin në vend, z. Krasniqi ka thënë se korrupsioni nuk mund të luftohet nga ata që e kanë shkaktuar atë.
Etiketa: Jakup Krasniqi, Kosovë, Liberalizimi